Maldini s’ka të ndalur, transferon yllin e Fiorentinës

10:57 | 07 Mars 2022

Nuk është Milenkovic: Milan transferon yllin e Fiorentinës.

Transferi surprizë, Maldini për shopping në Firenze.

Milan është përballur me Napolin në Armando Maradona, ndeshje kjo mjaftë e rëndësishme për titullin.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë për merkaton e verës dhe në skuadër priten ndryshime.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet Alessio Romagnoli, i cili nuk e ka rinovuar ende kontratën me Rosonerët.

Calcio Mercato, shkruan se Maldini ka gjetur zëvendësuesin e Romagnolit në Serie A.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Igor Julio, i cili po bën një sezon mjaftë të mirë te Viola.

Igor ka luajtur 22 ndeshje me Fiorentinën këtë sezon dhe ka bërë një asistim, ndërsa për kartonin e tij Rosonerët do të duhet të paguajnë 8 milionë euro.

Komento: