Një tjetër kryevepër nga Maldini: Milan ka gjetur pasardhësin e Leaos.
Rafael Leao bën gati valixhet, Milan ka gjetur pasardhësin e tij.
Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Rosonerët.
Leao e ka nisur sezonin e ri me 3 gola dhe 6 asistime në 8 ndeshje të luajtura, ndërsa interesimi për të është shumë i madh.
Chelsea, Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona janë skuadrat e interesuara për portugezin dhe verën e ardhshme 24-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro.
Calcio Mercato, shkruan se Maldini e ka gjetur pasardhësin e Leaos pikërisht te skuadra prej nga e transferoi portugezin.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Lille, Jonathan Bamba i cili ka realizuar 3 gola dhe 2 asistime këtë sezon.
Bamba konsiderohet si Leao i ri në Francë, ndërsa kontrata me Lille i skadon në fund të sezonit.
Maldini e ka piketuar Bamban si pasardhësin ideal të Leaos dhe verën e ardhshme Rosonerët do ta transferojnë francezin me parametra zero.