Milan po transferon yllin e Lazios.
Rosonerët për shopping në Olimpico.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e sulmuesit të Lazios, Felipe Anderson.
Braziliani ka realizuar 4 gola dhe 4 asistime në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Lazion i skadon në vitin 2024.
Rosonerët e shohin 29-vjeçarin si zgjidhjen perfekte për krahun e djathtë të sulmit dhe janë të gatshëm t’ia ofrojnë Lazios kartonin e Saelemakers në këmbim.
Për Lazion merkato e janarit është mundësia e fundit për të fituar më së shumti nga largimi i Anderson, pasiqë në verë futet në vitin e fundit të kontratës dhe vlera e tij do të jetë edhe më e ulët në treg.