E bujshme: Milan po e transferon yllin e Romës.
Rosonerët për shopping në Olimpico.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë synim përforcimin e skuadrës.
Sipas së përditshmes italiane Il Messaggero, Milan synon transferimin e qendërmbrojtësit të Romës, Chris Smalling.
Anglezit i skadon kontrata me Giallorosët në fund të sezonit dhe për momentin është larg rinovimit.
Interesim për Smalling ka shfaqur edhe Interi, por tani janë përfshirë edhe Rosonerët, pasiqë Tomori mund të largohet nga skuadra në verë, në rast se vjen një ofertë prej 50 milionë eurove.