Leao largohet për 100 milionë euro, Maldini
pritet të transferojë dy yje për 60 milionë euro.
Leao bën gati valixhet, Maldini ka piketuar dy super përforcime.
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive ditët e fundit.
Një nga përparësitë e merkatos së Milanit është rinovimi i kontratës së portugezit, por kjo telenovelë duket se nuk do të ketë një fund të lumtur.
Sipas Calcio Mercato, dyshja e merkatos kuqezi Maldini-Massara kanë piketuar dy super përforcime në rast se Leao largohet në verë.
Rosonerët do të përfitojnë 100 milionë euro nga shitja e Leaos dhe me paratë e arkëtuara do të transferojnë dy yje.
Calcio Mercato, shkruan se në vend të Leaos, Milan do të transferojë yllin e Sassuolos, Armand Lauriente.
Francezi po shkëlqen në Serie A këtë sezon duke realizuar 8 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje të luajtura. Për të siguruar shërbimet e tij, Milan do të duhet të paguaj 30 milionë euro.
Për qendrën e sulmit, Milan synon transferimin e njërit nga dyshja Okafor-Beto. Vlera e tyre është 30 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.