Mali i Zi e mposht koronavirusin

20:05 | 24 May 2020

Është shteti i parë në rajonin e Ballkanit që e ka fituar betejën me covid-19.

Mali i Zi ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirusin e ri.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste të koronavirusit dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

Më 23 maj, Instituti njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324.

Komento: