Epidemia Covid-19 nën kontroll në Mal të Zi.
Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë, deklaroi ekzekutivi malazes duket theksuar megjithatë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen të gjitha rregullave në fuqi.
“Jemi gjithnjë e më pranë të qenit një vend pa koronavirus” thuhet në një postim të qeverisë në Tëitter. “Nëse do të kemi sukses,cka që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, kjo varet vetëm nga ne”, vazhdon mesazhi.
“Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bënë thirrje zyrtarët në Podgoricë. Gjatë dy javëve të fundit, sipas REL, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.
Që nga 17 marsi kur në vendin e vogël buzë Adriatikut u shfaqën rastet e para të sëmundjes, janë regjistruar 324 infektime. Prej tyre, 266 persona janë shëruar plotësisht, ndërsa tetë vetë kanë humbur jetën.