Mali i Zi heq bllokadën e lëvizjes së kamionëve

15:56 | 29 Janar 2026
mali-i-zi-heq-bllokaden-e-levizjes-se-kamioneve

Është hequr bllokada në Mal të Zi duke mundësuar lëvizjet e kamionëve në drejtim të këtij shteti.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

Transportues nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina bllokuan që nga 26 janari disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian, gjë që ndikoi në bizneset kosovare.

Komento: