Mali i Zi konfirmon 12 raste të reja me koronavirus

19:29 | 28 June 2020

12 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi.

Instituti i Shëndetit Publik i Mali të Zi njoftoi sot, se në 24 orët e fundit nga analizat e 438 mostrave, me koronavirus janë konfirmuar 12 raste të reja.

Katër raste janë nga Rozhaja, tri nga Podgorica, dy nga Budva, dy nga Cetinje dhe një në Bar.

Aktualisht ka 157 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi, prej tyre më së shumti në Rozhajë – 58, pasuar nga Podgorica me 34.

Komento: