Mali i Zi mbështet Kosovën për formimin e Ushtrisë

15:28 | 18 December 2018

Mali i Zi ka mbështetur Kosovën për formimin e Ushtrisë.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces gradual dhe t’i kontribuojë stabilitetit në rajon.
Ky është qëndrimi i Malit të Zi zyrtar, citon “Vjesti” i Podgoricës ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Sergjan Darmanoviq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth qëndrimit të Malit të Zi në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministri i Jashtëm malazias, Sergjan Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe as NATO nuk e kanë kontestuar të drejtën e secilit vend të ketë ushtrinë e vet.

“Kjo nuk është kontestuese. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se procesi duhet të ndodhë gradualisht, i hapët, inkluziv dhe t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit, në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi i mëtejshëm i NATO-s me Kosovën në mirëkuptim të dyanshëm. Kjo është një qasje realiste që e kemi theksuar shumë herë deri tash”, citohet të ketë thënë Darmanoviq, transmeton Koha net.

Komento: