Mali i Zi po i fsheh rastet e të infektuarve me koronavirus?

13:42 | 15 June 2020

A po i fsheh Mali i Zi rastet e të prekurve me koronavirus?

Pas me shumë se një muaj në Mal të Zi është paraqitur të dielën një rast me koronavirus.

Ky shtet për dallim nga Kosova, Shqipëria, e vendet e tjera fqinje ka shifra më të ulëta të të infektuarave me këtë virus.

Nga paraqitja e rasteve të para në muajin prill e deri me tani Mali Zi ka raportuar 324 raste ku nga ta 315 janë shëruar ndërsa 9 janë vdekur.

Por a janë këto shifra të vërteta dhe a ka mundësi që Mali i Zi të këtë fshehur rastet e të infektuarave?

Sipas kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq,një gjë e tillë nuk është duke ndodhur në Mal të Zi, pasi që të gjitha rastet e të infektuarve janë të raportuar

“Mal i Zi ka pasur rastin e fundit pas 28 ditëve, do të thotë para këtij rasti ishte krijuar si free distanacion pas asnjë të infektim. Nuk ka mundësi që janë dukë fshehur raste, një rastet ka qenë i cili ka ardhur prej Bosnjës edhe ai është në Izolim”, ka thëne Nreqki për Gazetën Infokus.

Ai po ashtu ka thënë se turistët të cilët vijnë nga Kosova në Ulqin janë të sigurt pasi që rastet e të infektuarve në Mal të ZI janë në rënie.

Përderisa ka njoftuar se Ulqini është përgatitur për turiste të cilët do t’ia mësyjnë bregdetit të tyre.

Kujtojmë që me 2 qershor Mali i Zi kishte shpallur edhe fundin e epidemisë.

Komento: