Mali i Zi shpall tre ditë zie pas tragjedisë në Cetinë

22:00 | 12 August 2022

Mali i Zi, është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi me familjarët e 11 viktimave që humbën jetën dhe gjashtë të plagosurve nga sulmi me armë në Cetinë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq në kanalin e tij Telegram.

“Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie në lidhje me tragjedinë e madhe që ndodhi sot në Cetinë”, ka shkruar Abazoviq.

Kujtojmë se një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi, ku mësohet se një burrë qëlloi për vdekje 11 persona, Mes të vdekurve pati edhe fëmijë.

Komento: