Malisheva bëhet me aeroport

13:40 | 15 Qershor 2024
malisheva-behet-me-aeroport

Sot është funksionalizuar aeroporti civil në fshatin Banjë të Malishevës, ku komuna e vlerësoi si bhë ngjarje të jashtëzakonshme.

Për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, kishin dalur, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë

“Sot ishte më shumë se një ngjarje e zakonshme, më shumë se një lajm ekskluziv, për institucionet lokale të Komunës së Malishevës dhe qytetarët e sajë e më gjërë në Republikën e Kosovës, ku pas 25 viteve të lirisë së Malishevës, funksionalizohet aeroporti, civil në fshatin Banjë”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Në parditën e 15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej, kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, kishin dalur, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë.”

Kryetari Kastrati deklaroi se 25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjenë me një zhvillim më të lartë ekonomik
“Në një prononcim për media, kryetari Kastrati, mes tjerash deklaroi.’ 25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjenë me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilotë të rinj në mbarë Kosvën, të cilën do ta mundësoi autoshkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë’”, deklaroi ai.

Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, se i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën malishevas të çliruar e të lirë.
“Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, se i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën malishevas të çliruar e të lirë ku ata dhanë mesazhin falenderues dhe bashkëpunues që po tregon kryetari Kastrai,e njëherit, kërkuan që edhe nivelet qëndrore të jenë më efikase për të investuar në fushën e aviacionit civil, pasi rëndësia e tsaj është jetike për shtetin tonë”, thuhet tutje në njoftim.
Për të mbarëvajtur gjithçka simbas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.

Komento: