Malisheva kalon edhe një natë të qetë, të gjitha testet dalin negativ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Malisheva kalon edhe një natë të qetë, të gjitha testet dalin negativ

23:43 | 22 Maj 2020

Edhe një natë e qetë në Malishevë, të gjitha testet dalin negativ.

Edhe sot, Komuna e Malishevës, e ka kaluar një ditë pa asnjë rast të prekur me COVID-19, pasi të gjitha testimet e bëra, kanë rezultuar negativ. Dita e sotme, është dita e 23-të, pa asnjë rast të infektuar, përderisa vazhdojnë të mbesin edhe dy raste aktive, nga gjithsejtë 76 persona sa ishin të infektuar deri më sot.

Rezultatet negative të testeve të ditës së sotme, janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pavarësisht kësaj situate, shtabi komunal emergjent, ju bën thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë ti zbatojnë të gjitha udhëzimet dhe masat parandaluese të dhëna nga institucionet shëndetësore në vend.

“Jemi në prag të festës së Bajramit, e kuptojmë që qytetarët kanë nevojë për furnizime të ndryshme, pastaj tërheqja e pensioneve, kjo ka krijuar lëvizje të tepërta dhe kjo paraqet problem serioz, pasi potencialisht mund të kemi përhapje të virusit COVID-19, prandaj, në emër të shtabit emergjent, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që të respektojnë distancën, t’ju ikin vendeve ku ka shumë njerëz dhe të mos krijojmë tollovi në markete, para bankave, postës dhe vendeve tjera”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit emergjent komunal në Malishevë.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, qytetarëve u janë drejtuar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Sead Paçarizi, të cilët gjithashtu kanë kërkuar nga qytetarët që t’iu shmangen kontakteve të shumta dhe ti respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Komento: