Malisheva nuk po gjen qetësi nga rriqrat, pickohen mbi 100 persona

20:34 | 08 Maj 2020

Mbi 100 persona janë pickuar nga rriqrat në Malishevë.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, këto ditë ka pas mbi 100 pickime nga rriqrat por nuk ka asnjë të infektuar.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ka vite që si komunë nuk kanë asnjë të infektuar.

Në disa fshatra të Malishevës ka nisur dezinsektimi dhe do të vazhdoi edhe në fshatra të tjera.

Komento: