Malisheva ua jep çmimin “Qytetar Nderi” tre shtetasve amerikanë për kontributin ndaj Kosovës

13:20 | 01 Gusht 2024
malisheva-ua-jep-cmimin-“qytetar-nderi”-tre-shtetasve-amerikane-per-kontributin-ndaj-kosoves

Çmimi “Qytetar Nderi” nga Komuna e Malishevës është ndarë sot për tre shtetas amerikan, David Carr, Charles D. Fall dhe Naser Nika.

Ekrem Kastrati, kryetar i komunës, ka pohuar se këto çmime u ndanë për kontributin e dhënë nga këta shtetas amerikanë për Kosovën.

“Falë tyre dy festa të Kosovës njihen në dy institucione në Neë York. Davidi ka kërkuar që një rrugë në New York të quhet ‘Ismail Qemaili’.  Poashtu edhe një rrugë me emrin ‘Isa Boletini’. Miqësia dhe aleanca jonë nuk është e rastësishme, por është vëllazëri e përjetshme”, ka thënë Kastrati.

Amerikani Charles D. Fall, u shpreh i lumtur e i nderuar me çmimin që iu dha sot.

“Jam me të vërtetë i nderuar për këtë çmim që e mora sot, unë dua ta falënderoj kryetarin e Komunës për të gjitha këto që po i bënë për komunitetin shqiptar”, ka deklaruar Fall.

Ndërsa, David Carr ka thënë se kontributi i tyre për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ende vazhdon

“Të pranoj një çmim të tillë do te thotë gjithçka për mua. Kam ardhur për disa arsye dhe njëra prej tyre është se edhe pse jemi dy amerikanë të partive te ndryshme ne bashkohemi dhe do te jemi gjithmonë miqtë e juaj”, ka thënë Carr.

Kurse, Naser Nika është shprehur: “Është shumë të vështirë të flas sepse kemi marrë çmimin me të lartë. Jemi bërë bashkë dhe jemi munduar të punojmë për Kosovës. Të tre neve do të ka keni ambasador të Malishevës në New York. Jam qytetar i juaj nga dita e sotme”, shkruan EO.

Komento: