
Agjenti i Yaya Toure e kishte paralajmëruar trajnerin katalunas për këtë mallkim dhe për fitimin e tij ose jo të Ligës së Kampionëve
Pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve të Manchester City kundër Chelsea të shtunën, shumë media kanë kujtuar agjentin e Yaya Toure, Dimitri Seluk, i cili kishte thënë që mallkimi afrikan do ta ndjek trajnerin katalunas.
Në vitin 2018, Seluk kishte theksuar se vendimi i Guardiolës për të mos startuar me Toure në sezonin e fundit me City nuk do të merret mirë nga shamanët afrikanë. “Guardiola e ka kthyer tërë Afrikën kundër tij, shumë tifozë afrikan nuk do të jenë më me Manchester City”, ka thënë Seluk.
“Jam i sigurt që shumë shamanë afrikan nuk do ta lejojnë Guardiolën që ta fiton Ligën e Kampionëve më. Kjo do të jetë për Guardiolën si një mallkim afrikan. Jeta do të tregojë a kam të drejtë apo jo”.
“Fakti që Guardiola ia përfundoi karrierën Yaya’së në Manchester City nuk është vetëm gabim, por krim. Por, kjo do t’i kthehet bumerang, Pepit. Ju do të shihni çfarë do të bëjnë shamanët afrikan këtë. Gjithmonë kujtojeni këtë”.
Rrjetet sociale e kujtojnë gjithmonë citatin e Selukut, sa herë Manchester City dështon për ta fituar Ligën e Kampionëve, me agjentin e famshëm të cilit i postohet një poster me thënien e mallkimit për mposhtjen e Cityt nga Lyoni që më 2018