Skuadra e Mallorcas e ka ndalur Barcelonën në ndeshjen e La Ligas, duke barazuar rezultatin 2-2.
Vedat Muriqi realizoi golin e parë në ndeshje pas 8 minutave lojë, duke kaluar ekipin vendas në avantazh.
Raphinha i Barçës barazoi rezultatin në minutën e 41’të – teksa Prats e dërgoi ekipin e Mallorcas në avantazh pak para fundit të pjesës së parë, pas asistit të Muriqit.
Golin e barazimit në pjesën e dytë për Barçën e realizoi Fermin Lopez.
Barcelona mbetet në vendin e parë me 17 pikë, kurse Mallorca në vendin e 15’të me gjashtë pikë.