Vedat Muriqi humbi një penallti, e shënoi një tjetër dhe u ndëshkua me karton të kuq të hënën mbrëma.
Të gjitha këto nga sulmuesi kosovar erdhën në sfidën mes Elches dhe Mallorcas, që u mbyll baras 1:1.
Muriqi ka marrë një përkrahje nga Mallorca pas natës së mbrëmshme.
“Ngrite atë disponim, pirat”, thuhet në postimin e klubit spanjoll, që shoqërohet me një fotografi të prizrenasit nga seanca stërvitore.
Ndryshe, Muriqi pritet të suspendohet me dy ndeshje mos-lojë.