Mallorca shpreh dashurinë për Muriqin në këtë formë

21:36 | 06 November 2022

Mallorca shpreh dashurinë për Muriqin përmes një fotografie interesante në “Twitter”.

Mallorca shënoi fitore në udhëtim kundër Villarrealit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Skuadra e udhëhequr nga Javier Aguirre përfundoi me rezultatin 0:2.

Vedat Muriqi regjistroi edhe sonte një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij.

Sulmuesi kosovar fillimisht shënoi gol në minutën e 32-të dhe pastaj dhuroi një asistim për Amath Ndiaye, i cili shënoi në minutën e 76-të.

Faqja zyrtare e klubit të Mallorcas është përkujdesur për t’i bërë një postim të veçantë Muriqit në rrjetet sociale.

“Të dua shumë Muriqi”, thuhet në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll në “Twitter”.

Muriqi padyshim që është futbollisti më i mirë këtë sezon te Mallorca. Ai numëron shtatë dhe gola një asistim.

Komento: