Serbia bllokon mallrat e Kosovës në kufi.
Mallrat e Kosovës janë bllokuar nga Serbia në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.
Burimet e Klan Kosovës bëjnë të ditur se eksportuesit kosovarë që po i dërgonin mallrat e tyre në Gjermani dhe Zvicër nuk janë lënë të kalojnë as tranzit.
Klan Kosova do të ju sjell më shumë informacione lidhur me këtë ngjarje.
Gjatë ditës pritet të mësohen arsyet konkrete pse po ndodh kjo.
Kujtojmë se prodhuesit kosovarë në vazhdimësi u janë shfaqur probleme të tilla.