Maloku: Albin Kurtit, sot mbajti ligjërim burrështetasi!

17:49 | 15 Nëntor 2020

Analisti dhe sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku, sot bëri një deklaratë në lidhje me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Maloku tha se Albin Kurti sot mbajti ligjërim burrështetasi.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Vetëm burrështetasit e mëdhenjë, munden, dojnë dhe dijnë t’i tejkalojnë kapriçiot personale, ato partiake e sidomos aro ideologjike!

Albin Kurti, me prononcimin e sotëm për hirë të interesave kombëtare dhe atyre shtetërore, NUK shkeli as mbi gjakun e heronjëve, e as mbi autoritetin e bartësve të UÇK-s , që u janë ngritur aktakuza në Tribunalin e Hages (Presidentit të vendit, Kryetarit tē oponentit kryesor politik, dhe ish Zv.Presidentit tashmë pjestar i Nismes!), pra, nuk mbajti as inate e “distancë sociale” e as sosh politike!

Ai sot thjesht, foli si flet një burrshtetas që më të rëndësishëm e ka kombin dhe shtetin, se sa Partinë dhe ideologjinë!

Kjo ēshtē madhështore!

Kjo është karizmatike!

Kjo ështē burrnore!

Hallall Albin Kurti, kështu unifikohet kombi!

Komento: