Maloku: Pse, kërkesa e përgjithësuar (amerikane) dhe pse, përgjigjja e (Haradinajt) e përgjithësuar!? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maloku: Pse, kërkesa e përgjithësuar (amerikane) dhe pse, përgjigjja e (Haradinajt) e përgjithësuar!?

18:51 | 16 Janar 2019

Sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku sot ka bërë një shkrim për taksën ndaj Serbisë.

Ja si e komenton ai, kërkesën e Amerikës për heqjen e kësaj takse:

1. Qëndrimi amerikan (që nuk ka adresē të saktë; Departamenti i Shtetit, Kongresi, apo, vetë Trumpi, që besoj se as që ka haber për këtë?!)për të hjekur taksën e vënë nga Qeveria kosovare, të cilën ka mundur, (prap me insistimin e lobit; serbo-greko-rus) ta nënshkruaj një apartçik burokrat, si çifti i proserbit Xhon Bolton në enër tē Këshillit të Sigurisë Kombētare…,është tejet e përgjithësuar?!

2. Të njejtin gjë, e ka përsëritur edhe Qeveria kosovare, me arsyetimin se;”… taksa, s’ka të bëjë me ju, por, me Serbinë (dakord) e Rusinë (po pse Rusinë, se?!)”.

3. Duket, qē baloni i “qëndrimit” tē Këshillit Kombētar (lexo;apartçikut të përkohshëm, e proserbit Xhon Bolton), në fakt është një test e formë e presionit publik, për ta minuar taksën ndaj Serbisë. Më duket, shumē diplomatike, kundërpërgjigja (poashtu, e përgjithësuar), e Ramush Haradinaj.

Komento: