Vazhdojnë pritjet deri në 7 orë në pikat kufitare.
Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgimtarët kosovarë.
Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.
Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojnë në mbi dy orë. Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.