“Mami nuk dua të vdes”, thirrjet dëshpëruese të vajzës së vogël gjatë tërmetit tragjik në Turqi

22:17 | 01 Nëntor 2020

Pak ditë më parë, Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet tepër i fuqishëm.

Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, sidmos te fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin. Deri më tani 69 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit tragjik, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë lënduar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=31&v=3AHVmnZ2X_A&feature=emb_title

Komento: