Man City – Arsenal, befasi në formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Man City – Arsenal, befasi në formacionet zyrtare

16:55 | 03 Shkurt 2019

Sot do të zhvillohet deri i madh angelz mes Manchester Cityit dhe Arsenalit.

Manchester City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Topçinjve në derbin e vlefshëm për javën e 25-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Etihad nga ora 17:30.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka humbur befasisht nga Newcastle dhe pret t’i kthehet fitores në kampionat në këtë ndeshje në shtëpi ndaj Arsenalit.

Në anën tjetër, Arsenali është në formë të mirë me dy fitore radhazi dhe shpreson ta vazhdojë serinë pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje.

Te Arsenali nga minuta e parë luan Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka mungon shkaku i lëndimit dhe transferimi i ri Denis Suarez gjendet në bankë.

Man City: Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Fernandinho, Gundogan, Silva (C), De Bruyne, Bernardo, Sterling, Aguero

Arsenal: Leno; Lichtsteiner, Monreal, Koscielny, Mustafi, Kolasinac; Torreira, Guendouzi, Iwobi; Lacazette, Aubameyang.

Komento: