Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros 33.
Chelsea, Manchester City dhe Tottenham kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 33-të të Premierligës.
‘Blutë’ e Londrës kanë mposhtur me lehtësi në shtëpi Brightonin, për të vazhduar garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Oliver Girous, Eden Hazard dhe Loftus Cheek shënuan në këtë fitore të Chelsea, shkruan lajmi.net.
Fitore të merituar ka arritur edhe Manchester City i Pep Guardiolas përballë Cardiffit, me rezultat 2:0.
Kevin de Bruyne dhe Leory Sane, ishin realizatorë në këtë fitore të skuadrës nga Mançesteri.
‘Sefte’ me fitore ia ka bërë edhe Tottenham, që në stadiumi e ri mundi 2:0 Crystal Palace.
Son Heung Min dhe Cristian Eriksen shënuan në këtë sukses të Tottenham.