Man City dhe Man Utd nisin ‘luftën’ për yllin e Bundesligës

18:27 | 13 April 2020

Manchester City dhe Manchester United do të kenë një përballje në merkaton e verës.

Pep Guardiola dhe Ole Gunnar Solskjaer, trajnerët e dy skuadrave të Mançesterit, duan të bëjnë disa përforcime në fazën e mbrojtjes.

‘Sky Sports’ shkruan se dy rivalët lokalë janë në garë për nënshkrimin e yllit të Leipzig, Dayot
Upamecano, transmeton lajmi.

City raportohet se do të kërkojë së paku dy mbrojtës në merkaton e verës, me 21 vjeçarin në krye të listës.

Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona dhe Arsenal janë në mesin e skuadrave që lidhen gjithashtu me Upamecano.

Komento: