Man City ia rrëmbeu nga dora mbrojtësin Man Unitedit.
Manchester City janë të etur të mposhtin Manchester Unitedin në garën për mbrojtësin e Leicester City, Harry Maguire.
Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë këtë afat kalimtar do të ndërrojë skuadër.
Është prej kohësh Manchester United që ka shfaqur interesim, por asnjëherë nuk është treguar konkrete për të finalizuar këtë marrëveshje.
Këtë neglizhencë të Manchester United, po tenton ta shfrytëzojë Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolas është futur në garë për të nënshkruar me 26 vjeçarin, për të cilin do t’i ofrojë Leicester Cityt deri në 80 milionë euro.