Man City e PSG nisin garën për super-lojtarin

20:30 | 22 Qershor 2019

Skuadra e Manchester City dhe ajo e Paris Saint Germain janë duke zhvilluar një garë të ashpër në merkato, për të siguruar shërbimet e yllit të Benficas.

Është Florentino Luis lojtari që ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme gjatë sezonit të kaluar, dhe skuadra e Benficas nuk është e gatshme ta lëshoj për pak para.

Skuadra portugeze po shpreson që klauzola e lojtarit të ngritët në 100 milionë euro, por ky plan mund të dështoj nëse Man City apo PSG aktivizojnë klauzolën e tij aktuale, transmeton lajmi.

Aktualisht, shërbimet e Florentinos mund të sigurohen për 60 milionë euro.

Portugezi shihet si zëvendësues ideal i Fernandinhos tek Manchester City, edhe pse kampionët e Anglisë kanë si prioritet yllin e Atletico, Rodri Hernandez.

Komento: