Man City – Griezman, ky është lajmi i fundit

16:43 | 10 Korrik 2021

City kontakton Griezmanin.

Mediat në Angli raportojnë se Pep Guardiola ka folur direkt me sulmuesin javën e fundit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur me Antoine Griezmann për një kalim të tij të mundshëm në Premier Ligë, raporton FootMercato.

Barcelona është e hapur për ta shitur Griezmann pasi që klubi po shikon balancimin e financave të tij pasi që ka probleme me borxhe të mëdha, por ka pak klube që mund ta përballojnë pagën dhe klauzolën e sulmuesit francez.

Synimi kryesor i Manchester City është Harry Kane këtë verë, por nëse Tottenham nuk e ulin çmimin e tij atëherë Griezmann do të jetë opsioni i tyre më i ri për sulmin.

Komento: