Manchester City do të lejojë Kalvin Phillipsin të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kështu ka raportuar të hënën “Daily Star”.
Pep Guariola nuk e ka në planet e tij afatgjate mesfushorin 27-vjeçar.
Reprezentuesi i Anglisë ka luajtur vetëm tri ndeshje për Cityn në edicionin aktual të Premier Leagues dhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ai pritet të largohet pas qëndrimit për një periudhë të skuadër te City, skuadër që iu bashkua në verën e vitit të kaluar.
Me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Me Cityn ka fituar të gjitha trofetë.