Man City me fitore të thellë ndaj Liverpool

23:38 | 02 July 2020

Ndeshja Manchester City – Liverpool ka përfunduar me rezultat 4:0.

Ndeshje prestigji, kështu u cilësua ajo mes Manchester City dhe Liverpoolit, pasi ‘Redsat’ tashmë e kanë fituar titullin edhe matematikisht pas 30 vitesh, derisa vendasit kanë blinduar pozitën e dytë që dërgon në Champions League.

Sido që të jetë, edhe pse kjo ndeshje shërbente vetëm për statistika, vendasit, ish kampion të Anglisë tashmë, ia treguan dhëmbët tani kampionit, Liverpoolit, duke i dhënë sinjale se sezonin e ardhshëm ndryshe do të diskutohen gjërat.

Skuadra e Guardiolës i dha leksioni ekipit të Kloppit, duke e mposhtur në Etihad 4-0.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë, Kevin de Bruyne 25’, Raheem Sterling 35’ dhe Phil Foden 45’ realizuan për t’i tronditur mysafirët.

Në pjesën e dytë, Jurgen Klopp u mundua të ndryshojë diçka dhe të ngushtojë sadopak rezultatin, por vendasit shënuan edhe një herë, duke treguar se janë në formë të mirë dhe ndoshta kandidatët kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Alex Oxlade-Chamberlain që hyri në lojë në pjesën e dytë, ka shënuar në portën e tij për rezultatin përfundimtar 4-0 në minutën e 66’.

Sido që të jetë, kjo ndeshje askujt nuk i solli të mira, dhe as dëme, pasi Liverpooli tashmë është kampion, derisa City e ka siguru Championsin.

Pas fitores së City, i vetmi fakt që ndryshon janë pikët, tani diferenca është ngushtuar në 20 pikë, pra Liverpooli ka 86 pikë, kurse City 66.

Komento: