Manchester City ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shënoi fitore bindëse ndaj Bayern Munichit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3:0.
“Qytetarët” shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale, falë një goli të bukur të shënuar nga Rodri nga distanca, në minutën e 27-të.
Dy golat tjerë për vendasit erdhën në pjesën e dytë dhe brenda shtatë minutave.
Fillimisht shënoi Bernardo Silva në minutën e 70-të, kurse Erling Haaland në minutën e 77-të.
Rastet për gola nuk munguan te “Bavarezët”, por assesi nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 prill, në “Allianz Arena”.