
Sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres, do të përballet me gjashtë javë jashtë fushe pasi që ka pësuar një thyerje të këmbës, kanë thënë burime pranë lojtarit .
Reprezentuesi spanjoll kuptohet se e ka marrë lëndimin në fitoren gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s ndaj Italisë, edhe pse ai vazhdoi të luante në finale kundër Francës,përcjell ORAinfo.
Torres mund të përjashtohet nga ndeshjet vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Club Brugge, si dhe derbi i Mançesterit në Old Trafford kundër United./ORAinfo/