Manchester City shumë shpejt do të jetë pa një ndër mbrojtësit më mirë të skuadrës.
Nicolas Otamendi është i hapur që të largohet nga skuadra qysh gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
31 vjeçari i cili luan në qendrën e mbrojtjes nuk po e kërkon me domosdoshmëri largimin, por ka lënë të hapur mundësinë për largim, nëse i ofrohet minutazh e mjaftueshme.
Me afrimin e John Stones dhe Aymerick Laporte, minutat e Otamendit janë minimizuar dhe sigurisht se kjo situatë nuk i pëlqen aq shumë lojtarit.
Ai ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën, e cila e mban atë në skuadër deri në vitin 2022.
Gjithashtu, Manchester City po e shikon mundësinë që të nënshkruaj me ndonjë qendër mbrojtës në afatin kalimtar të verës, gjë që do të zbehte mundësinë për rikthimin në formacionin e parë, për Otamendin.
Një nga emrat që po përmendet se mund t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas është ai i Milan Skriniar, i cili luan me Inter.