Manchester City tashmë ka gjetur zëvendësimin për mesfushorin Ilkay Guendogan, i cili muajin tjetër do të largohet si lojtar i lirë nga kampioni i Anglisë.
“Sky Sports” shkruan se është mesfushori i West Ham Unitedit, Declan Rice, ai që do ta zërë vendin e Guendoganit te City.
Mësohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Ricet, i cili pritet së shpejti të prezantohet te skuadra nga “Etihad Stadium”.
City do të ofrojë mbi 100 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera angleze për Ricen, i cili është i gatshëm të jetë nën urdhrat e Guardiolas.
24-vjeçari është kapiten i West Hamit, ndërsa po kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester Unitedi e Bayern Munichu.
Edicionin e fundit, ai shënoi 5 gola dhe asistoi 4 herë në të gjitha garat për West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.