Man City përgatitet t’i ofrojë Haalandit kontratë të re pasi klauzola e tij është hequr

18:05 | 19 April 2023

Manchester City është gati t’i dorëzojë Erling Haalandit një kontratë të re vetëm dhjetë muaj pas fillimit të karrierës së tij në Ligën Premier.

City dëshiron t’i japë Haalandit një kontratë të re me një rritje të re page.

Sipas mediumit The Athletic, City mendon që t’i zgjasë kontratë dhe t’ia rris pagën shkaku që hiqet klauzola e tij që e lejonte të largohej në vitin 2024 për një çmim prej 200 milionë eurosh.

Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2025, teksa City dëshiron ta zgjasë atë deri në vitin 2027.

Ekipi i Pep Guardiolas do t’i rrisë gjithashtu pagën sulmuesit prej 865 mijë funtesh në javë, të cilat ai i fiton duke përfshirë bonuset.

Haaland ka shënuar 32 gola në vetëm 28 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe i kanë mbetur vetëm edhe një gol për të thyer rekordin e më shumë golave brenda një sezoni.

Ai gjithashtu ka gjetur rrjetën 11 herë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar pesë gola në një ndeshje kundër RB Leipzig muajin e kaluar.

Komento: