Man City po rrëmben nga Juventusi yllin 50 milionësh

19:51 | 06 Qershor 2019

Manchester City është në bisedime me Juventusin për yllin e Serie A.

Kampionët e Premierligës kanë nisur bisedimet me kampionët e Serie A, për transferimin e yllit 50 milionësh.

Mbrojtësi i krahut të djathtë tek Juventus, Joao Cancelo, do të jetë tema e diskutimit mes dy gjigantëve të futbollit evropian.

‘Goal’ mëson se ‘Citizens’ po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar portugezin për shumën e 50 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Skuadra angleze po përgatitet që ta shes Danilon, me Interin si destinacion të mundshëm, dhe me të ardhurat e fituara nga ai transferim synohet lëvizja e Cancelo.

Cancelo pritet të jetë zyrtarizimi i parë i Manchester City gjatë kësaj merkatoje, edhe pse tash e një kohë është folur se ylli i Atletico, Rodri, do të nënshkruaj me skuadrën nga Premierliga për 70 milionë euro.

Komento: