Manchesrter City ka përgatitur ofertën për sulmuesin Fati, i cili do të largohet nga Barcelona në verë.
“The Sun” raporton të hënën se ekipi anglez është gati të ofrojë rreth 90 milionë euro për 20-vjeçarin.
Fati ka kërkuar largimin nga Barcelona në verë për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën, ndërsa te City po shihet si investim për të ardhmen.
Ai si futbollist është zhvilluar në akademinë “La Masia” të Barcelonës, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2020.
Këtë sezon Fati ka shënuar 7 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat për Barçën.
Sulmuesi i ri ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjerë.