Man City rrëmben yllin e Atletico Madridit

17:18 | 03 Korrik 2019

Rodrigo Rodriguez, ka nënshkruar së fundi me Manchester Cityn.

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Atletico Madrid, për t’iu bashkuar kampionëve të Premierligës.

Skuadra e Ateltico Madrid përmes një komunikate ka bërë të ditur se Manchester City të mërkurën (sot), kanë paguar klauzolën e lirimit të futbollistit.

Atletico Madrid njofton se ka marrë një konfirmim nga La Liga, se Manchester City ka paguar klauzolën e lojtarit, përcjell lajmi.

23 vjeçari ka pasur marrëveshje me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2023, ndërsa në sezonin e fundit ka regjistruar 34 paraqitje, duke shënuar edhe tri gola.

Komento: