Man City siguron finalen e Kupës FA, mposht keq Brightonin

20:32 | 06 Prill 2019

Përfundon ndeshja.

Skuadra e Manchester City po e vazhdon luftën në të gjitha frontet këtë edicion.

Pep Guardiola me djelmoshat e tij arritën që në ndeshjen e sotshme të triumfojnë me sukses në përballjen me Brighton & Hove Albion, përballje kjo që ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës FA, shkruan lajmi.net.

Fitorja e ‘Citizens’ ishte minimale (1:0), dhe golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

Goli i kampionëve të Premierligës erdhi shumë shpejtë në këtë takim, pas vetëm katër minutave lojë, por mjaftoi për të prekur finalen.

Në fazën finale, Manchester City do të takohet me fituesin e çiftit Watford – Wolverhampton Wanderers.

Komento: