Manchester United është duke u munduar me të gjitha forcat që ta transferojë Joao Felixin gjatë këtij muaji.
Mediumi “Relevo” raporton se “Djajtë e Kuq” po planifikojnë ta huazojnë lojtarin portugez deri në fund të sezonit, përcjell Express.
Në këtë mënyrë, gjiganti britanik është i gatshëm t’ia japë Atletico Madridit 4 milionë euro dhe që ta paguajë rrogën e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.
Sidoqoftë, “Los Colchoneros” i kërkojnë tri herë më shumë se kjo ofertë, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që Felix të mbetet në klub.
Përfaqësuesi portugez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Wanda Metropolitano” edhe pse Atletico i ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.
Lojtari është i interesuar të lëvizë nga Madridi dhe më i mundshëm është transferimi i tij në Premierligë, aty ku kualiteti është i lartë dhe kushtet e klubeve janë më të mira.