Man United dhe PSG luftojnë për sensacionin e Athletico Paranaense
Manchester United mund të duhet të veprojë shpejt për të siguruar sensacionin brazilian, Vitor Roque këtë verë.
Djajtë e Kuq tashmë janë duke formuluar plane për afatin e tyre veror, pasi kërkojnë të forcojnë skuadrën e Erik ten Hag.
Sipas La Gazzetta dello Sport, United është i impresionuar me sulmuesin 17-vjeçar të Athletico Paranaense.
Paris Saint-Germain është skuadra tjetër që po tregon interes për adoleshentin.
Nëse United dëshiron të nënshkruajë me Roquen, ata mund të duhet të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 55 milionë euro.
Roque ka 13 gola dhe katër asistime në 52 ndeshje për skuadrën e parë.