Man Utd ofron 80 milionë funte për Kane
Manchester United po përgatitet të bëjë lëvizjen e tyre për Harry Kane.
Erik ten Hag e ka bërë superyllin e Anglisë dhe Tottenham Hotspur prioritetin e tij nr.1 këtë verë.
Dhe drejtuesit e United nuk do të presin deri në fund të sezonit përpara se të hapin negociatat me Spurs me shpresën për të rënë dakord për një marrëveshje prej 80 milionë funte.
Kane do të jetë i kërkuar këtë verë dhe është gjithashtu objektiv i Bayern Munichut , Barcelonës dhe Chelseat.
Por Ten Hag dëshiron të kalojë përpara rivalëve të tij dhe është i interesuar që bisedimet me Spurs të fillojnë në javët e ardhshme.