Manchester United raportohet se i është bashkuar garës për transferimin e Moussa Diaby.
Kështu ka raportuar gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg. Sipas tij, sulmuesi francez është edhe në listën e Newcastle United, por që nuk ka përparim rreth kësaj muajve të fundit.
Kësisoj, Man United thuhet se tani po e monitoron situatën e Diabyt, i cili vlerësohet si futbollisti kryesor te Bayer Leverkuseni.
Hapat e ardhshëm do të varen nga pronësia e klubit anglez, pasi ka gjasa që klubi të bëhet me pronarë të rinj.
Leverkuseni e vlerëson Diabyn me 70-80 milionë euro. Ai kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
23-vjeçari ka regjistruar 47 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 14 gola dhe ka shtuar 11 asistime.
Për reprezentuesin e Francës besohet se interesim ka shfaqur edhe Arsenali.