Man United i kundërpërgjigjet Ronaldos: Mungesë e pakompensueshme e respektit

12:27 | 14 Nëntor 2022

Cristiano Ronaldo bëri goditje të rënda në drejtim të Manchester Unitedit.

Në një intervistë dhënë mediumit “The Sun”, ylli portugez tha se ndihet i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk e trajtuan si duhet.

E ndërkohë, siç raporton mediumi tjetër britanik “Sky Sports UK”, fjalët e portugezit janë pritur me një dëshpërim ekstrem nga gjiganti i Premierligës.

Klubi është vënë në dijeni të kësaj interviste vetëm dje gjatë ditës, ndërsa skuadra po përgatitej për t’u rikthyer në Manchester pas ndeshjes kundër Fulhamit.

Tash, klubi do ta bëjë vlerësimin, pasi konsideron se kishte mungesë të respektit të pakompensueshme.

Klubi anglez nuk e kupton këtë sulm dhe ndihet i zhgënjyer me mungesën e vlerësimit dhe respektit, si ndaj trajnerit Erik ten Hag dhe po ashtu në drejtim të shokëve të tij të skuadrës. /Gazeta Express/

Komento: