Manchester United është i gatshëm t’i ndajë rrugët me Harry Maguire gjatë kësaj vere nëse ndonjë klub shpreh interesim serioz për të dhe nëse i pranon kushtet e “Djajve të Kuq”.
Më saktësisht, gjiganti i kërkon 50 milionë funte, respektivisht afro 58 milionë euro, njofton “Manchester Evening News”.
Disa klube të Premierligës si Tottenhami, West Hami dhe Newcastle kanë shprehur interesim për përfaqësuesin anglez, por mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje me klubin nga “Old Trafford”.
Qendërmbrojtësi anglez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Teatrin e Ëndrrave”, duke u kritikuar madje shumë për paraqitjet e tij dhe gabimet e kohëpaskohshme në fushën e blertë.
Për këtë arsye, United është lodhur duke e pritur Maguiren dhe e ka ndërmend ta shesë atë gjatë kësaj vere.