Cristiano Ronaldo nuk do jetë me Manchester United ndeshjen e radhës.
Të shtunën mbrëma Chelsea do jenë nikoqir të ‘Djajve të Kuq’ në kuadër të Premier Ligës.
Në atë takim nuk do jetë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Portugezi nuk po kalon aspak mirë në ‘Old Trafford’, pasi trajneri Erik ten Hag nuk po e sheh të denjë të startojë me të.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenham (takim që përfundoi 2:0 në favor të United’), Ronaldo nuk ishte në 11-shen startuese.
Gjithashtu, po flitet që portugezi nuk deshi të futet në lojë si zëvendësues dhe ende pa përfunduar mirë ndeshja ai hyri në zhveshtore.
E, pas atij reagimi nga portugezi, duket se drejtuesit e klubit kanë marrë masa.
Ata njoftuan më anë të një komunikate që Ronaldo nuk do jetë me klubin në derbin ndaj Chelsea.
Arsyeja ende nuk dihet, por thuhet të jetë për shkak të sjelljes së tij.
Më poshtë e gjeni deklaratën e klubit:
“Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Man United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”.