Man Unitedi nxjerr në shitje Martialin
Sulmuesi i krahut, Anthony Martial, do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit me të përfunduar edicioni aktual.
“Sky Sports” ka njoftuar se Unitedi tashmë ka vendosur ta nxjerrë në shitje francezin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag.
Po ashtu, edhe Martial ka pranuar vendimin e klubit anglez, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion.
Ai ka regjistruar 27 paraqitje, ku ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat. Martial ka kontratë me Unitedin deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Ai verën e shkuar u rikthye tek Unitedi pas huazimit te skuadra e Sevillas në Spanjë.